mir se vini te zemra
  Namazi
 

NAMAZI

- Në teori dhe praktikë -

  Namazi është një ndër shtyllat kryesore të fesë Islame. Çdo musliman ose muslimane qe është moshrritur dhe i shëndoshë mentalisht, është i obliguar nga Zoti i madhe­rishëm për të falur namazin pesë herë në ditë.

Ne duke zbatuar këtë detyrë të shenjtë, në menyren më të përsosur, shpirtërisht dhc fizikisht, i shprehim bindjen, falënderimin dhe përu1tësin ndaj Zotit të madhërueshëm.

Namazi është një mjet kryesor, përmes të cilit mbahet lidhshmëria e vazhdueshme e njeriut me krijuesin e tij.

Dobit e namazit, si në pikëpamje shpirtërore ashtu fizike, janë të shumta. Me anë të tij, njeriu edukohet dhe fisnikërohet shpirtërisht, zhvillohet fizikisht, përforcohet moralisht, për t‘i përballuar vështirësit, të cilat i paraqiten në jetë. Namazi njeriun e nxit në vepra të mira, e prapëson nga veprat e këqia dhe e pastron nga mekatet (gjynahet).

Përkitazi me këtë Zoti xh.sh., në nië ajet të Kur‘anit ka thënë: ...Dhe fale namazin, se vërtetë namazi ndalon nga punët e ndyta dhe të shëmtuara. Ndërsa, Muhamedit a.s., me një rast iu ka drejtuar shokëve të tij duke i pyetur: "Çka ua merr mendja juve, sikur ta kishte ndonjëri prej jush një lum pran derës së shtëpisë së tij, në të cilin lahet pesë herë në ditë, a do t‘i kishte mbetur papastërti atij? Shokët iu përgjigjen se nuk do ti mbesi kurfarë papastërtie. Me këtë rast ai u tha: kështu është shembulli i namazit, Zoti xh.sh. me anë të tij ia fëshin mëkatet (gjynahet e vogla atij që falet).

    Njerëzit, tä cilët falen, e që namazi nuk ndikon fare në rixitjen e tyre për punë të mira ose për t‘i prapësuar nga punët e këqija, me siguri namazin e falin vetëm formalisht ose sa për sy e faqe para tjerëve.

Vlera dhe rëndësia e namazit më së miri mund të kuptohet kur merret parasysh se Zoti xh.sh. për faljen e tij, ka urdhëruar në më se shtatëdhjetë vende në Kur‘an dhe se Muhamedi a.s. me shumë hadise ka porositur për kryerjen e tij. Andaj, moszbatimi i kësaj detyre të shenjtë, numërohet ndër mëkatet e mëdha, që shkakton ndëshkimin e Zotit, nëse Zoti nuk ja fa1ë këtë mëkat nga mëshira e Tij.

Për fa1jen e namazit, jemi të obliguar t‘i udhëzojmë dhe këshillojmë edhe antarët e familjes sonë. Përkitazi me këtë Zoti xh.sh. ka thënë: ‘...Urdhëroje familjen tënde për namaz dhe vetë bëhu i qëndrueshëm në të.“ Ndërsa Muha­medi a.s. ka thënë: "Urdhëroni fëmijtë tuaj për namaz, kur ata i bëjnë shtatë vjetë, ndërsa rrihni për shkak të (mos­faljes) namazit, kur ata i bëjnë dhjetë vjet."

Namazi, kryesisht është tri llojësh: 1. Farz (detyrë e domosdoshme e urdhëruar nga Zoti xh.sh.) 2. Vaxhib (de­tyrë e obligueshrne e urdhëruar nga Zoti xh.sh.) 3. Synnet (detyrë e porositur nga Pejgamberi - Muhamedi a.s.).

Farz janë: Pesë kohët e namazit, namazi i xhumasë dhe i xhenazës.

Vaxhib janë: Salati-vitri i Jacisë dhe namazi i dy Baj­ramave.

Synnet janë: Falja e Synneteve të pesë kohëve të na­mazit, të Synneteve të Xhumasë dhe namazi i Teravihve.

Çdo njëri prej këtyre namazeve përbëhet prej: dy, tri ose katër reqateve ndërsa çdo reqate, zakonisht, përbëhet nga qëndrimi në këmbë, këndimi i Kur‘anit, rënia në ruque (pëkulja) dhe rënia në sexhde (përulja me fytyrë në tokë).

 
   
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden