mir se vini te zemra
  Familja e Shendosht
 

Familja e Shendosht

Të fillojmë prej qerdhes së familjes, ku ndizet dhe ku fiket (shuhet) shkëndia e dritës së jetës sonë – d.m.th. ku lindim, jetojmë dhe ku vdesim. Do të fillojmë aty nga kan filluar hapat e parë të jetës, aty ku fillon dhe ku përfundon rrethi i jetës sonë.

Ajo që është më parësore që t’i kushtohet tërë brengosje dhe kujdesi nga familja, e cila krijon dhe edukon anëtarët e shoqërisë dhe të bashkësisë njerëzore. Në qerdhen shtëpiake të dashuris themelohet një pjesë e madhe e fatit të kësaj bote. Prej familjeve të lumtura burojnë rrezet e lumturisë në mbarë shoqërinë njerëzore, kurse fatëkeqësinë e familjeve jo të lumtura e përjetojnë tërë bashkësia. Prej familjes pra, fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të tërë nderteses së shoqërisë njerëzore-gjegjësisht bashkësisë njerëzore.

Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja themel i bashkësisë njerëzore. Sa më shumë qift të lumtur bashkëshortor, aq më shumë familje të lumtura e të qeta dhe në bazë të kësaj më pak brengosje e probleme për vet shoqërinë njerëzore. Askush më nuk e detyron individin prej familjes së tij shtëpiakë, të cilës i ka borgj tërë dashurinë, brengosjen dhe përkujdesjen. Dashuria dhe harmonia në martesë dhe në familje, është kënaqësi e vërtetë. Kjo është “XHENNETI I KËSAJ BOTE”, në të cilën fitohët xhenneti i vërtetë i Ahiretit. Mosharmonia në martesë dhe në familje është “XHENNETI I KËSAJ BOTE”. Aty ku çdo anëtar i familjes i përmbush detyrat e tia familjare: Burri (bashkë-shorti) të vetat, fëmijët të vetat, aty mbretëron harmonia dhe lulëzon lumturia. Nga ajo familje ku dëgjohet grindjet, sharjet, fyrjet etj., aty nuk ka fat as lumturi. Mosharmonia në familje rrjedh nga mungesa e vetëdijes për detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj familjes. Shkalla e ulët e edukatës morale, alkooli dhe mosbesnikëria bashkëshortore, janë shkaktarët më të shpeshtë për shuajtjen e vetëdijes familjare.

Megjithëatë, fatkeqësitë më të shumta familjare janë pasojë e përdorimit të alkoolit dhe numri më i madh i familjeve të deshtuara janë të dhëna pas alkoolit. Në atë familje ku bashkëshorti është i dehur, i keq dhe jo i sjellshëm, e nuk kujdeset për shtëpinë, bashkëshorten, fëmijët apo aty ku bashkëshortja orjentohet drejtimeve të ndaluara (haram) dhe e len anash shtëpinë, bash-këshortin e fëmijët krijohen arrogant të rinjë, aty ku janë të pranishme grindjet dhe rrahjet e përditshme, shikojmë “XHEHENNEMIN E VËRTETË TË KËSAJ BOTE” , në vujtjet e të cilit fitohet xhehennemi i vërtetë i Ahiretit.

Për atë islami i ka kushtuar kujdes të madh marrëdhanieve bashkëshortore dhe familjare. Në mënyrën më të ashpër ka urdhëruar rrespektimin e të drejtave dhe detyrave në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes. Në mënyrë më të rrept janë të mbrojtura autoriteti dhe dinjiteti i çdo qifti bashkëshortor që në mënyrë reciproke detyrohet të çmohet dhe nderohet.

Pastertia e jetës bashkëshortore është e pacenueshme dhe nuk ka asnjë arsye, asnjë shkak, i cili mund ta arsyetojë thyerjen e besimit në jetën bashkëshortore. Jeta e përbashkët në bashkësi jashtëmartesore është e gjykuar si thyerje e besimit në jetën bashkëshortore. E kjo është kështu e gjykuar në interes të jetës së qetë dhe të lumtur pasardhësve të pafajshëm, të cilët nuk guxojnë pa fije faji t’i perjetojnë gabimet e të tjerëve. Jeta bashkëshortore duhet te vendoset në temele sa më të shëndosha, të përforcuar me dashuri, me mirkuptim e pelqim, të bashkë-shortëve, e krejt kjo në interes të përbashkët të pasardhësve dhe ardhmerisë së tyre të lumtur.

Detyrimet (obligimet) në mes bashkëshortëve pak a shumë sot janë të njohura për të gjithë. Por gjithnjë edhe sot, në atë drejtim parase gjithash më e rëndësishmia është rrespektimi i përbashkët i vlerave të martesës, besnikëria në mes bashkëshortëve dhe nderi e dinjiteti në jetën e paster e të moralshme elemente këto të cilat e fuqizojnë bashkëjetesen dhe paqen në jetën bashkëshortore.

Bashkëshortit të kujdesshëm, i cili në radhë të parë, parasegjithash e mbartë kujdesin e famijes, ai është i udhëzuar nga Islami. Nëse bashkëshorti me qëllim ndeshet me këtë porosi të Islamit, ai me këtë krijon kushte për marrëdhanie jo të shëndosha në martesë dhe në familje. Bashkë-shorti  është pararoja-roja dhe mbrojtësi i parë i familjes, andaj edhe më përgjegjësi për fatin e saj- “ Më i miri musliman është ai i cili është më i disponuari, a më të mirët në mes jush janë ata të cilët kanë maradhënie të mira ndaj bashkë-shorteve të tyre”. Ka thënë Muhammedi s.a.v.s.

Ka shumë njerëz të cilët gabojnë kur i nënçmojnë punët shtëpiake, edhe pse një fjalë popullore thotë: “Shtëpia nuk qendron në tokë por në gruan”. “Shumica, sjelljet arrogante marrëdhaniet tiranike ndaj bashkëshorteve të tyre nuk i trajtojnë mëkat, por aq më keq si e drejtë e tyre. Kësisoj qendrimi është që nga themeli gabim dhe primitiv. Veprimet e tilla janë gabime të pafalshme, nga se në vullnetin e mirë, në fjalë të bukura dhe në veprime të njerëzishme askush nuk ka më shumë të drejtë se bashkëshortja e ndershme.-“ Të drejtat e gruas janë të shenjta. Për atë keni kujdes që ndaj bashkëshorteve të silleni në mënyrë sa më të bukur dhe njerëzore, sepse edhe ato bëjnë pjesë në të drejtat e saja të pranuara “. Kështu ka thënë Muhammedi s.a.v.s. “Bashkëshortja e ndershme dhe fisnike është pasuria më e madhe...” edhe më tej vazhdon Pejgamberi s.a.v.s. sepse bashkëshortja e tillë e çmon bashkëshortin e vet. E çmon punën, mundin dhe kujdesin e tij për familje. Ajo ia ruan shtëpinë kujdeset dhe i edukon fëmijët e tij”. Bashkëshortja është mbikqyrese dhe kujdestare në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe do të jep llogari për kopen e saj”. Gjithashtu ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.

Sjellja pa përgjegjësi ndaj shtëpisë dhe fëmijëve, është mëkat i madh për gruan, sepse, siç e dimë kjo është detyrë kryesore e saj. Në bazë të kuptimit dhe kryerjes së kësaj detyre çmohet vlera e gruas, sa bukur është shprehur për këtë i Dërguari s.a.v.s.: “ Gjithësia dhe të gjitha gjërat në botë kanë vlerën e vet, por bashkë-shortja e ndershme dhe e vetdijshme e ka vleren më të madhe”.

Se bashkëshortja e vetdijshme dhe fisnike ka

vlera të mëdha, shembulli më i mirë është i H. Fatimes r.a. vajzes së Muhammedit s.a.v.s. dhe bashkëshortja e H. Alis r.a. ku për mbijetesen e mamiljes bënte edhe punë fizike, siç tregon H.Ajshja r.a.: “Prej punës së rëndë duart i qaheshin por ajo mburrej me punën e saj e nuk i vinte turp. Në kohen tonë në mesin e motrave, bashkëshortore dhe nënave tona ka të atilla që nuk e duan punën e aq më keq kujdes shumë të vogël i kushtojnë bashkëshortit e shtëpisë dhe edukimit të fëmijve. E pafalshme është sidomos veprimet e papërgjegjësi prindrore të disa nënave të cilat nuk i mbajnë në gji fëmijët e tyre, por që nga dita e parë i ushqejnë me qumësht artificial, për arsye të ruajtjes së bukurisë trupore. Edhe dergimi i fëmijve nëpër kopshte fëmijësh apo lënia e fëmisë në duart e personit tjetër pa ndonjë arsye të arsyeshme, e sidomos kur atyre u mungon përvoja në atë drejtim, është e tmerrshme për fëmiun, familjen dhe shoqërinë. Fëmiu ka nevojë të domosdoshme për dashurinë prindërore, ajo e rritë, e frymëzon dhe i jep vullnet atij.

Është e domosdoshme, pra ndihma-rrespekti i dyanshëm në mes bashkëshortëve në të gjitha pikpamjet, vetëdijsimi i plotë për përgjegjësinë e ardhmërinë dhe lumturinë së familjes. Ajo përgjegjësi është e përhershme e ekzistuese dhe duhet të jetë e mbështetur në programin e fesë Islame. Sjelljet – qendrimet e voglushëve dhe të miturve, si dhe fatkeqësitë e shpeshta të të miturve, të cilët në mënyrë të pa kontrolluar sillen andaj këndej, ata për këtë i akuzojnë prindërit. Për gjithë këtë shpeshherë hasim në faqet e shtypit të përditshëm, në të cilat për raste të tilla akuzohen prindërit.

H. Ajshja r.a. tregon se një rast e ka pyetur Muhammedin s.a.v.s.: ”Ndaj kujt ka më së shumti detyrime bashkëshortja? Ai tha: Ndaj “bashkë-shortit”, mëpastaj prap e pyeta: Ndaj kujt ka më së shumti detyrime bashkëshortit? Ai më tha: ”Ndaj nënës së tij “ Shumica dermuese prej nesh këtë hadis të Muhammedit s.a.v.s. do ta arsyetonim me atë se: Sa më shumë që të angazhohet bashkëshorti për sigurimin e bazes materiale të familjes, me çka e detyron gruan, nënat lindin fëmijë dhe përjetojnë vuajtje të mëdha rreth edukimit të tyre, me çka i detyrojnë bijtë e tyre. Andaj sipas mundit e kontributit pasojnë edhe meritat. Megjithatë qendrimi i Muhammedit s.a.v.s. me hadisin e lartëpërmendur mund të marr arsyetimin dhe sqarimin e tij të plotë edhe nga aspektet e fushat tjera të familjes, pra edhe në familjen tonë bashkohore-moderne, ku bashkëshortja ndihmon shumë me punën e saj në sigurimin e bazes materiale. Dhe ndoshta vetëm kështu në këtë mënyrë duhet ta pranojmë për arsyena të shumta të familjet bashkëkohore, se sa tek familjet patriarkale, por edhe në rastin ku do të ishte i vertet mendimi i ca sociologëve modern, të cilët kanë thënë se familja bashkë-kohore gjithnjë e më shumë është duke iu afruar trajtës patriarkale, ku në familje mbisundon vullneti i bashkëshortes (“Burrat-bashkëshortet në familjet bashkëkohore, ngadalë por sigurt janë duke humbur mbisundimin-sundimin”). Kësi lloj familjesh kemi për çdo ditë e më shumë. Kjo dukuri në disa raste në vetvete nuk është e dëmshme dhe mvaret prej vlerave individuale e nivelet të ngritjes familjare të seciles bashkshorte. Nganjëher kjo mund të jetë shumë pozitive se sa shfaqje negative, në atë sa bashkëshortja është parasegjithash, shtëpiake e vërtetë. A thua a mund të jetë negative nëse një shtëpiake e vërtetë e merr udhëheqjen dhe sundimin në familje nga bashkëshorti i dehur dhe rrugaç? Megjithse ka raste të shpeshta ku bashkëshortët-ia detyrojnë vullnetin e tyre edhe ndaj burrave – (bashkëshortëve) të ndershëm. Dhe m’u në ato familje, ne të cilat sundon vullneti i grave-bashkëshorteve shtëpiake, vjehrrave në shumë raste është e nevojshme mbrojtja nga vetdëshirat apo edhe nga terrori e zullumi i nuseve (rejave). Në këtë rast e ka si detyr bashkëshorti që tq merr në mbrojtje nënën e tij të moshuar, sikurqë është vazhdimisht i detyruar të punojë në rregullimin e marrëdhanueve të mira familjare.

Është e bukur dhe e lumtur jeta në qerdhen e dashurisë me kënaqësitë në atë që ka dhënë Zoti xh.sh. kjo është gjëja më e bukur në këtë botë. Këtë lloj jete mind ta turbullojë vetëm djalli i mallkuar – duke e terhequr bashkëshortin në alkool, bizhoz, në amoralitet dhe në të gjitha punët tjera të këqia, kurse bashkëshorten të ipet pas modes së tepruar, mospërmbushjes së detyrave fetare, bashkëshortit, familjes etj. Sjelljet e njerës dhe tjetrës anë fillojnë të rrezikojnë jetën bashkëshortore, e më vonë vjen edhe gjer ke ndarja e martesës dhe shkatërrimi i familjes. Lumturia shpërngulet nga ajo familje dhe ia liron vendin fatkeqësisë. Zakonisht, atëherë, por me vonesë vërehet dhe kuptohet fati familjar: se ajo nuk është në pasuri, në luksuz por është në harmoni familjare, në korrektësi dhe në qerdhen e dashurisë familjare.

                                                                      Marrë nga revista:”Frymëzimi”

 
   
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden