mir se vini te zemra
  Kushtet e Namazit
 

Kushtet e Namazit

Kushtet e namazit jane dymbedhjetë: gjashtë janë per­gatitese per namaz ndërsa gjashtö tjera janä pjese per­bërëse te namazit.

Kushtetpergatitäse pär namazjani:

1. Marrja e Abdesit (ose Guslit-pastrimi i tërë trupit, nëse nuk jemi të pastër).

2.         Trupi, rrobat dhe vendi ku falemi te jenë të pastër

3.         Mbulimi i trupit sipas rregullave fetare

4.         Njohja e kohës së namazit

5.         Kthimi në drejtim të Kiblës

6.         Nijjeti-vendosja (me zemër) për namaz.

 ABDESTI

Abdest quhet pastrimi i disa pjesëve të trupit për namaz, të cilat më tepër janë në kontakt me punë dhe përlyhen më shpesh.

Kushtet e Abdestit janë katër:

1. Larja e fytyrës

2. Larja e duaräve më gjithë bërryla

3. Lëmimi me dorë të lagur i një të katërtes së kokës

4. Larja e këmbëve me gjithë nyje.

Këto janë Farzet e Abdestit pa plotësimin e të cilave nuk mund të falet namazi. Mirëpo nëse kemi mundësi t‘i plotësojmë edhe Synnetet dhe mustehabet e Abdestit, atë­herë duhet të veprojmë sipas rregullave që vijojnë.

Eudhu bil-Iahi minesh-shejtanirraxhim. Bismil-ltihi­rrahmanirrahim.

‘Nevejtu en eteveddae liexhlis-salati tekarruben ilallahi teala“  

Kjo do të thotë:

"Mbështetem (për mbrojtje) te Allahu, nga djalli i mallkuar. Në emër të Zotit, bëmirësit të përgjithëm e mëshiruesit."

"Vendosa të marrë abdest për namaz, me qellim të afrimit te Zoti i madhërishëm".

Mandej, me marrjen e abdestit vazhdojmë sipas figurave vijuese dhe tekstit udhëzues që është shënuar nën to

  1   2  
  Pastrojmë duartë tri herë duke i fërkuar mes gishtrinjëve   Tri herë shpërlajmë gojën me ujë duke i pastruar dhëmbët me misvaq -brushë ose me gishtrinjë  
         
  3   4  
  Pastrojmë mirë hundën tri herë me ujë, deri në brendësi të saj   Tri herë pastrojmë fytyrën prej ku dalin flokët deri nën mjekër dhe prej veshit në vesh  
         
  5   6  
  Nga tri herë lajmë dorën e djathtë, pastaj të majtën me gjithë bërryla   Me shuplakën e dorës së lagur, lëmojmë një të katërtën e kokës  
         
  7   8  
  Me gishtat tregues, pastrojmë brendësinë e veshëve, me gishtat e mëdhenj pjesën e jashtme të tyre ndërsa me shpinën e duarve përshkojmë qafën   Nga tri herë i lajmë këmbën e djathtë dhe të majtë me gjithë nyje.  

Ai që muk i di duatë e abdestit, me rastin e larjes së çdo pjesë të trupit, mund t´i lutet Zotit për falur mëkatet që i ka bërë me atë pjesë.

Abdestin e prishin këto gjëra

1. Kryerja e nevojës së madhe ose të vogël fiziologjike dhe dalja e frymës së ndytë-amonjakut.

2. Të dalurit e gjkut ose qelbit nga varra, rrjedhja e gjakut nga hunda ose të pështyrit gjak, nëse ia tejkalon sasisë së pështymës.

3. Të vjellurit me plot gojën

4. Të fjeturit dhe të humburit e vetëdijës

5. Të dehurit dhe të çmendurit

6. Të qeshurit me zë në namaz

      Gjatë marrjes abdes është mekruhe përbuzur (keq): të shpenzuarit e ujit shumë ose të kursyerit e tij tepër, të përplasurit e ujit në fytyrë, stërpikja e rrobave me të dhe të biseduarit e pa nevojshëm.

GUSLI (TË LAMURIT)

Çdo musliman dhe muslimane pas marrëdhënieve seksuale ose daljes së spermë-fares me epsh, qoftë edhe në ëndërr, është i detyruar ta pastrojë tërë trupin. Femrat e kanë për detyrë të pastrohen edhe pas ndërprerjes së zakoneve të tyre mujore (menstruacioneve) dhe atyre pas lindjes së fëmijës.

      Gusli përbëhet prej këtyre tri kushteve:

  1. Të lamurit e gojës
  2. Të pastruarit e hundëve
  3. Të lamurit e tërë trupit duke mos lërë asnjëvend të palagur.

     Ky pastrim e zëvendëson edhe Abdestin.

TEJEMMUMI

Nëse brenda një kohe të namazit nuk gjindet ujë, ose gjendet por nuk jemi në gjendje ta shfrytëzojmë, apo kemi pak ujë, i cili na nevojitet për pije, atëherë abdestin ose guslin mund ta zëvendësojmë duke marrë tejemmum me dhe ose pluhur të pastër.

      Tejemmumi përbëhet nga këto tri kushte:

  1. 1.      Vendosja (nijeti) e marrjes së tejemmumit duke theksuar në emër të abdesit apo guslit.
  2. 2.      Vënia e shuplakave të duarve mbi dhe ose pluhur dhe përshkimi i fytyrës me to.
  3. 3.      Prapë vënia e shuplakave të duarve mbi dhe ose pluhur dhe përshkimi i dorës së djathtë me të majtën dhe i të majtës me të djathtën deri në bërryla.

     Tejemmumi e prishin ato gjëra që e prishin abdestin dhe të gjeturit e ujit ose mundësia e përdorimit të tij.

2. PASTËRTIA

      Mirëmbajtja e pastërtisë së trupit, rrobeve dhe vendit ku falemi është detyrë e domosdoshme. Trupin dhe rrobet mund t`i mbajmë të pastra nëse me rastin e kryerjes së nevojës së madhe fiziologjike marrim tahret (pastrohemi me ujë), ndërsa të voglës, ruhemi nga të stërpikurit e urinës (ujit të ndytë) si dhe  nëse e pastrojmë trupin, përkatësisht e ndrrojmë rrobat e brendshme së paku një herë në javë. Sipërfaqja e vendit, e cila përfshihet gjatë faljes së namazit, duhet të jetë e pastër. Mirëpo, edhe në qoftë se vendi nuk është i pastër mund të falemi nëse mbi te shtrojmë ndonjë sexhade ose diçka tjetër të pastër.

3. MBULIMI I TRUPIT

      Kushti i tretë i përgatitjes për namaz është të mbuluarit e trupit sipas rregullave fetare. Meshkujt, gjatë faljes së namazit duhet ta kenë të mbuluar trupin se paku prej shoke deri nën gjunj, ndërsa femrat tërë trupin me përjashtim të fytyrës, duarve deri në bylyzyk dhe këmbëve deri në nyje.

  1. 4.      KOHA E NAMAZIT

      Kushti i katërt i përgatitjes për namaz është njohja e kohës së tij. Çdo namaz e ka kohën e caktuar, në të cilën është paraparë paraparë të falurit e tij. Andaj, kohët e namazit janë: koha e sabahut, drekës, ikindisë, akshamit, jacisë, e xhumasë, bajramit dhe  e teravisë. Kohët e namazit  për tërëvitin, janë të shënuara në Takvim (kalendar) ndërsa lajmërimi i hyrjes së tyre bëhet me anë të ezanit.

      Falja e namazit nuk lejohet në momentin kur lind dielli, kur ai është në zenit-pak para se tëhyn koha e drekës dhe në momentin kur dielli perëndon, me përjashtim të farzit të iqindisë së asaj dite, i cili është filluar më parë.

  1. 5.      KIBLA

      Me rastin e faljes së namazit, është kusht, kthimi me fytyrë dhe gjoks në drejtim të Kiblës, përkatësisht të Qabes, e cila gjendet në Mekke. Kibla në vendin tonë është në drejtim të juhlindjes.

      Në qoftëse nuk e kemi të njohur drejtimin e Kiblës dhe nuk ka kush të na tregojë, atëherë duhet të drejtohemi kah ajo anë që na  e merr mendja më tepër. Në rast se dikush gjatë faljes së namazit na orienton, atëherë kthehemi në atë drejtim, duke mos prishur namazin fare.

  1. 6.      NIJJETI-VENDOSJA

      Para se të fillojmënamazin, është kusht që të vendosim me zemër se cilën kohë të namazit dhe çfarë namazi do të falim. Nijjeti i përgjithshëm për çdo kohë të namazit, është si vijon: “Nevejtu en usal-lije lil-lahi teala salate fardil-vakti, edaen mustakbilel-kibleti, Allahu ekber”.

      Që do të thotë: “Vendosa me falë farzin e kësaj kohe, për hir të Zotit të madhërishëm, u ktheva kah Kibla”, Allahu ekber.

      Ndërsa, për synet, në vend të fjalës ..Fardil-vakti-farzin e kësaj kohe.., themi: synnetil-vakti – synetin e kësaj  kohe.

 
   
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden