mir se vini te zemra
  Farzet e Namazit
 
FARZET E NAMAZIT

Kushtet përbërëse të namazit janë gjashtë:

 

1. TEKBIRI FILLESTAR

  Namazi duhet të fillohet me fjalën e shenjtë: „Allahu ekber (Zoti është më i madhi). Këtë fjalë e shqiptojmë duke qëndruar në këmbë dhe duke i ngritur duart me shuplaka të kthyera kah Kibla, barazi me vesh. Në momentin e shqiptimit të këtij tekbirit është mirë që mendimet tona t’i koncentrojmënë namaz dhe të llogarisim se gjindemi në prezencë të Zotit të madhërueshëm.

2. QËNDRIMI NË KËMBË

  Qëndrimi në këmbë, drejt në çdo reqate të namazit , aq sa është e obligueshme të këndohet nga Kur’ani, është detyrë e domosdoshme. Ai që nuk mund të qëndrojë në këmbë, për shkak të ndonjë pengese, mund të falet ulur. Hapësira mes këmbëve është mirë të jetë një shuplakë, ndërsa gjatë qëndrimit në këmbë është mirë të shikohet vendi i sexhdes.

3. Këndimi i Kur’anit

  Këndimi i një pjese nga Kur’ani në namaz, është farz. Zbatimi i tij bëhet nëse këndohet tre ajete të shkurtëra ose një ajet i gjatë apo një sure e shkurtër e Kur’anit. Është mirë që të këndojmë atë që e dimë më së miri nga Kur’ani dhe sipas rradhës që gjendet në Kur’an. Në vazhdim po japim, suren e Fatihas dhe disa sure të shkurtëra nga Kur’ani a.sh. të cilat janë të nevojshme për ti mësuar:
 
 

Suretul-Fatihah (El-hamdu lil-lahi)

‘Bismil-lahirrahmanirrahim’

‘El-hamdu lil-lahi rab-bil-alemin. Errahmanirrahim maliki jvmid-din. Ij-jake naëbdu ve ij-jake nestein. Ihdines-siratal-mustekime  siratal-ledhine en amte alejhin. Gajril-magdubi alejhin veled-dalin’. (Amin!)

 
Suretul-asri (Vel-asril)

‘Bismil-lahirrahmanirrahim’

‘Vel-asri in-nel-insane lefi husër. Il-lel-ledhine ame-nu ve amilus-salihat ve tevasav bil-hak-ki ve tevasav bis-sabër

 
Suretul-kevther (inna aëtajnake)

‘Bismil-lahirrahmanirrahim’

‘In-na aëtajnakel-kevther fesal-li lirab-bike venhar in-ne shanieke huvel-ebter’.
 
Suretul-ihlas (Kul huvallahu ehad)

‘Bismil-lahirrahmanirrahim’

‘ Kul huvallahu ehad. Allahus-samed. Lem jelid ve lem juled ve lem jekun lehu kufuven ehad ’
 
Suretul-felek (Kul eudhu birabbil-felek)

’Bismil-lahirrahmanirrahhim’

’Kul eudhu birab-bil-feleki min sherri ma haleka ve min sherri gasikin idha vekab. Ve min sherrin-nef-fathati fil-ukadi ve min sherri hasidin idha hased’

 
Suretu-nas (Kul eudhu birab-bin nasi)

‘Bismil-lahirrahmanirrahim’

‘Kul eudhu birab-bin-nasi melikin-nas ilahin-nas. Min sherril-vesvasil-ham-nas. El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nasi minel-xhin-neti ven-nas’.
*Germat e njejta që ndahen me vizë, lexohen dyfish-bashkangjitur. Në rastet tjera viza është shenjë për lexim të ndar.

4. RËNIA NË RUQUE-PËRKULJA

Përkulja e trupit, duke I vënë duart mbi gjunj dhe duke drejtuar shpinën horizontalisht, sa mund të thuhet njëherë “ubhane rabbijel-adhin” në çdo reqat të namazit, është farz. Gjatë qëndrimit në ruque, këmbët nuk duhet të lakohen në gjunjë, ndërsa shiqimi duhet të përqëndrohet mbi shputat e këmbëve.

5. RËNIA NË SEXHDE-PËRULJA

Përulja me fytyrë në tokë, dy herë njërën pas tjetrës, në çdo reqate të namazit, duke qëndruar sa mund të thuhet njëherë “Subhane rabbijel-aëla” është e obligueshme. Sexhdja zakonisht bëhet me lëshimin e gjunjëve, shuplakave  të duarve dhe ballit me hundë mbi tokë. Bërylat femrat i lëshojnë në tokë, ndërsa meshkujt jo. Vendi ku bëhet sexhde, nuk bënë të jetë aq i butë, sa që balli të mos e ndien fortësinë e tokës. Me rastin e rënies në sexhde, duhet kujdesur të mos ndahen këmbët nga toka.

6. NDEJA ULUR NË FUND TË NAMAZIT

Qëndrimi ulur në fund të çdo namazit, sa mund të këndohet “Tehijjati me Shehadet” është farz. Kjo bëhet duke u ulur mbi këmbën e majtë të shtruar, ndërsa e djathta duhet të qëndrojë drejt me gishta të lakuar në drejtim të gjunit. Femrat I lakojnë të dyja nga ana e djathtë dhe ulen.   Nëse një nga këto gjashtë farze të namazit nuk zbatohet, namazi duhet të përsëritet, ndërsa nëse kryhet me vonesë, atëherë përmirsohet me sehvi-sexhde

 
   
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden